Gjobitet Klopp, eviton pezullimin

Jurgen Klopp e shmangi një pezullim si ndëshkim për përjashtimin me karton të kuq gjatë fitores së Liverpoolit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt, pasi që Shoqata Angleze e Futbollit (FA) lëshoi një gjobë prej 34 mijë e 743 euro për sjellje të pahijshme.
Trajnerit të Liverpoolit iu dha një karton i kuq nga gjyqtari Anthony Taylor për ofendimin ndaj ndihmës gjyqtarit, Gary Beswick pas dështimit për të dhënë një goditje dënimi për një faull ndaj Mohamed Salah.
Klopp kishte qenë duke u përballur me mundësinë e pezullimit, gjë që do ta detyronte atë të shikonte ndeshjen e së shtunës me Leeds United nga tribunat e “Anfield”. Por pasi e pranoi akuzën për sjellje të pahijshme, Klopp i shpëtoi pezullimit.
“Jurgen Klopp është dënuar me 34,743 euro për shkak të thyerjes së rregullave të FA E33 gjatë ndeshjes së Liverpoolit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt të dielën e 18 tetorit. Trajneri e pranoi se sjellja e tij gjatë minutës së 86’ ishte e papranueshme, dhe një Komision i pavarur Rregullativ ia shqiptoi gjobën gjatë një seance dëgjimore”, shkruante në komunikatën e FA.
Që nga ajo kohë, Jurgen Klopp i ka kërkuar falje gjyqtarit Beswick, ndërsa tha se nuk ka arsye për gjestet e tija.
“Ishte faji im, nuk ka arsye, nuk dua arsye, ka ndodhur dhe ishte e qartë pasi që të gjithë e panë. Më dha kartonin e kur dhe është absolutisht mirë”, tha Klopp.
Kartoni i kuq kundër Manchester Cityt ishte kartoni i parë që Jurgen Klopp e ka marrë që prej se morri drejtimin e Liverpoolit në tetor të vitit 2015.

Back to top button