Qytetarët ankohen se po manipulohen afatet e produkteve ushqimore  

Qytetarët ankohen se në raftet e marketeve kanë hasur shpesh produkte me afat të skaduar apo afër pranë skadimit. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ankohen për numër të vogël të inspektorëve, ndërkohë nga shoqata “Konsumatori thonë se, sipas matjeve vetëm një për qind e produkteve inspektohen”.
Prej fillimit të vitit e deri më tani inspektorët kanë larguar nga tregu mbi gjysmë millioni produkte që nuk i kanë plotësuar kushtet për siguri dhe konsum, thonë në  Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës. Edhe pse të drejtat e konsumatorëve janë të mbrojtura me ligj, qytetarët në vazhdimësi ankohen për cilësinë e produkteve në markete. Ata ndihen të rrezikuar, teksa thonë se tregtarët po manipulojnë me afatin e përdorimit të produkteve ushqimore.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës thonë se ka disa vite që kanë parashtruar kërkesa për rritje urgjente të numrit të inspektorëve në sektorë të fito-sanitarisë dhe veterinës.
“Llojet e produkteve janë të ndryshme dhe po ashtu arsyet janë të ndryshme, ligjet dhe rregulloret e përcaktojnë se për këtë arsye nuk i kanë kaluar testet në laboratore. Ne me trupa inspektuese veprojmë në terren ku do që e shohim të arsyeshme se po rrezikohet shëndeti i qytetarit”, tha Lamir Thaçi, Zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” vë në pah produktet e dedikuara për asgjësim në të cilat kanë hasur gjatë monitorimit në terren, por që më pas janë rikthyer në tryezat e qytetarëve.
“Kjo është një gjë shumë e rrezikshme edhe nëse e shikojmë , se një kafshë e ngordhur në Pejë është transportuar në , deri te një kasap një përpunues i mishit, do të thotë këto dy raste dëshmojnë që AUV duhet të kryej obligimin e vet ndaj konsumatorit”, tha Kaçaniku.
Kaçaniku thekson se sasia prej 500 mijë kilogramë e produkteve të asgjësuara tregon pasojat e mungesës së inspektorëve dhe mospërkrahjes financiare të AUV.
Shitja e produkteve me afat të skaduar është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Përpos gjobave, ky ligj parasheh edhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë deri në gjashtë muaj të bizneseve që shesin produkte të tilla./21Media

Back to top button