Gjobitet kompania e ndërtimit që nuk vendosi masat e sigurisë

 

Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e komunës së Prishtinës.

Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë të cilat janë të detyrueshme.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Derisa ka njoftuar për gjobën e vënë ndaj kompanisë, thotë edhe se masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin”, ka shkruar Tahiri.

Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm!

Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin!

Posted by Adonis Tahiri on Wednesday, 28 October 2020

Back to top button