Gjobitet kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në Shtërpcë është gjobitur nga Policia e stacionit policor të Shtërpcë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, ka pasur ankesa nga qytetarët se rrugët janë të mbuluara me borë dhe ngrica.
Ndërsa Policia pasi ka inspektuar rrugët ka vendosur ta gjobisë kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve.

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe sot ndaj kompanisë ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia. Me këtë rast policia , apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve”, thuhet nga Policia e Kosovës./21Media
Back to top button