Gjobitet me 150 euro një shofer në Ferizaj

Një person në Ferizaj është gjobitur me 150 euro për mosrespektim të rregullave në komunikacion.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.
Bëhet e ditur se Policia ka ftuar qytetarin B.H 35 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor./21Media

Back to top button