Transformimi i flokëve i shkaktoi fryrje në fytyrë, 19 vjeçarja përfundon në spital

Një vajzë 19 vjeçare ka përfunduar në spital pasi tranformimi i flokëve i kushtoi shumë.
Përpjekja e saj për të lyer flokët shkoi keq pasi gjysma e fytyrës së saj u frye aq sa ajo përfundoi në spital.
Një video e publikuar në TikTok u bë virale, pasi 19 vjeçarja pati një reaksion alergjik ndaj parafenilendiaminës (PPD) – një përbërës i zakonshëm në bojën e errët të flokëve.
Mjekët thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë më parë dhe i rekomanduan asaj një krem ​​për të trajtuar simptomat.
Kjo është një arsye kryesore pse testet janë të rëndësishme, jo vetëm që janë një pasqyrë se si ngjyra do të ndikojë në flokë, por mund të zbulojnë gjithashtu alergji potencialisht të rrezikshme të lëkurës./21Media

Back to top button