Gjobitet shoferi që tërhoqi me veturë dhinë e lidhur

Policia e Shqipërisë e ka ndaluar një person në Tiranë që ishte filmuar teksa e tërhiqte dhinë me veturë.

Autoritetet njoftuan se drejtuesi i veturës, Xh.M., 58-vjeçar, s’kishte patentë shoferi dhe dokumente të tjera për qarkullim.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë, derisa Policia falënderoi qytetarët për denoncimin e këtij rasti.

Policia ka publikuar edhe pamjet kur vozitësi po e tërhiqte kafshën e lidhur.

Back to top button