Gjokoviç ndalohet sërish në Australi

Novak Gjokoviç është arrestuar në Australi përpara një seance gjyqësore që do të përcaktojë nëse ylli i tenisit i pavaksinuar mund të qëndrojë në vend.
Serbi përballet me dëbimin pasi viza e tij u anulua për herë të dytë, pasi qeveria e cilësoi 34-vjeçarin si një kërcënim për shëndetin publik.
Avokatët e tij po apelojnë kundër asaj që ata e quajtën një vendim “irracional”, me seancën e caktuar për të dielën.
Gjokoviç është planifikuar të luajë “Australian Open” të hënën në Melburn, transmeton rtv21.tv.
Nëse do të fitonte turneun, ai do të bëhej tenisti më i suksesshëm për meshkuj në historinë e sportit me 21 tituj të mëdhenj.
Por seanca dëgjimore e së dielës, e cila është planifikuar për në orën 09:30 me orën lokale është vendimtare nëse Gjokoviç do të jetë në gjendje të konkurrojë vetëm disa orë më vonë.
Nëse ai humbet apelimin, tenisti më i mirë në botë për meshkuj përballet me deportim dhe një ndalim të vizës për tre vjet. Të shtunën, menjëherë pas një seance paragjyqësore në internet, Gjokoviç u kthye në hotelin e paraburgimit të imigracionit ku mbahej në fillim të kësaj jave. Ai do të qëndrojë atje deri në apelin e tij përfundimtar të dielën.
Vendimi për anulimin e vizës vjen pasi Gjokoviqi foli për pretendimet se ai kishte bërë deklarime të rreme në formularin e udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në ndonjë shtet tjetër 14 ditë para se të arrinte në Australi. Në fakt, tenisti serb, në atë periudhë kishte udhëtuar për në Spanjë.
Ai tha se ky ishte një gabim i bërë nga agjenti e tij dhe e quajti “gabim njerëzor”, duke shtuar se nuk ishte i qëllimshëm.
Gjokoviq po ashtu e ka pranuar se është takuar me një gazetar dhe ka bërë sesion fotografish pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19./21Media

Back to top button