Aliu homazhe në Reçak: Kjo është masakra më barbare që Serbia ka bërë ndaj qytetarëve civil

Në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka bërë homazhe te Kompleksi memorial i Reçakut, duke thënë se sa herë vjen 15 janari i kanë të freskëta kujtimet.
“Më 15 janar të vitit 1999 i kam pasur 15 vjet dhe kam qenë vetëm 1 kilometër larg kësaj ngjarje dhe sa herë vjen 15 janari i kemi të freskëta kujtimet e bashkëvendësve tanë, por edhe farefisit”, ka thënë Aliu.
Sipas Aliut kjo është një nga masakrat më barbare që Serbia ka bërë ndaj qytetarëve civil.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur./21Media

Back to top button