Gjoshi: Qeveria gjysmën e ditëve i ka kaluar në Shqipëri e me Vuçiqin e Brnabiçin

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK sonte e kritikoi Qeverinë Kurti për 100 ditët e qeverisjes. Ai në “Click” të RTV21 tha se për 100 ditë është parë se kjo Qeveri ka mungesë të vizionit.
Gjoshi tutje u shpreh se Qeveria gjysmën e ditëve i ka kaluar në Shqipëri edhe me presidentin e serbisë, Alaksandër Vuçiqin dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiçin.

Gjoshi u shpreh se Qeveria është përkujdesur për mirëqenien e qytetarëve serbë, derisa tha se ua ka ndalë pensionet të moshuarve dhe se ua ka zvogëluar të ardhurat personave që direkt punojnë me Covid-19.
“Kjo qeveri, që lirisht mund ta quajmë qeveria e Marigona Hillit, pra ka vazhdu që me pasë një veprim të kundërt me diskursin që kem dëgju dhjetëra vjeçar”, tha tutje ai në RTV21./21Media

Back to top button