Gjuajtje me armë mes grabitësve dhe policëve në Malishevë

Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orës 21:00 ka pranuar informacion për një rast vjedhje të rëndë.

Siç bëhet e ditur njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

“po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre. Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button