Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Pak më herët janë dëgjuar gjuajte me armë në afërsi të Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Në lidhje me këtë policia tha se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që personi që dyshohet që gjuajti me armë është në kërkim, pasi policia arriti ta identifikojë.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në përgjigjen e policisë për rtv21.tv.

Si pasojë e të shtënave, policia po ashtu ka bllokuar rrugën kryesore. /21Media

 

Back to top button