Gjuajtje me armë zjarri në Kumanovë, plagoset mjeku nga Sllupçani

Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kumanovë, përcjell TV21.
Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se është gjuajtur ndaj dr.Zekirja Shahinit nga fshati Sllupçan, bartës i Listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga AKI.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë, respektivisht në hyrje të Ambulancës. Sipas informacioneve jozyrtare, Shahini është jashtë rrezikut për jetë./TV21