Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Podujevë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 16:00, në rrugën “Nuhi Gashi”.
Sipas Borovcit, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq Policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast./21Media

Back to top button