Lojtarët e Barcelonës do ta shikojnë ndeshjen e Interit kundër Plzen

Trajneri i Barcelonës, Xavi zbuloi se lojtarët e tij së bashku do ta shikojnë ndeshjen mes Interit dhe Viktoria Plzenit, para ndeshjes së tyre kundër Bayern Munichut.
“Nerazzurët” kanë fatin në dorën e tyre, ku një fitore në “Giuseppe Meazza” kundër Plzen nesër do t’iu siguronte atyre fazën e eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.
Interi do të përballet nesër me Plzenin me fillim nga ora 18:45, kurse Barcelona zhvillon ndeshje në “Camp Nou” kundër Bayern Munich me fillim nga ora 21:00.
Xavi zbuloi gjatë konferencës së sotme për media që lojtarët e tij do të shikojnë ndeshjen e Interit së bashku para se të zbresin në fushë për ndeshjen kundër Bayernit.
“Ne do ta shikojmë ndeshjen së bashku në zhveshtore. Qëllimi i nesërm do të jetë të tregojmë një paraqitje të mirë, pavarësisht rezultatit të Interit. Ne duhet të tregojmë se mund të garojmë me klube të caktuara”, tha Xavi.
Interi mblodhi katër pikë brenda dy ndeshjeve kundër Barcelonës, duke fituar 1:0 në “Giuseppe Meazza”, dhe duke barazuar 3:3 në “Spotify Camp Nou” para dy javësh.

Back to top button