Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.
“Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë”, ka njoftuar Policia.
Thellimi i hetimit policor me synim, identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast; ​Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ​A. A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,​ S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj,​ ​janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./21Media
Back to top button