“Gjuajtje në shenjë”, një thirrje publike përmes artit

Për të rritur vetëdijesimin e qytetarëve në mos përdorimin e mjeteve për gjuajte, më 27 tetor në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të hapet ekspozita “Gjuajtje në shenjë” nga Jusuf Islami.
Kjo ekspozitë vjen si një thirrje përmes artit me qëllim kryesor vetëdijesimi e qytetarëve dhe informimi e tyre me rreziqet që mund të sjellin pas gjuajtja në shenjat e trafikut.
Prezenca e fëmijëve me autizëm është e veçanta e kësaj ekspozite.
Artistët të cilët do të marrin pjesë në ekspozitën e cila hapet nga ora 11:30 janë Albiona Berisha, Fatjona Hajdaraj, Emona Deda, Florentina Ramadani, Jona Ahmeti, Jehon Gallapeni, Laura Jahiri, Rema Salihu, Argjenda Azemi dhe Denis Biblekaj.
Ekspozita është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe i dedikohet fëmijëve me autizëm./21Media

Back to top button