Gjuha rome, gjuhë zyrtare në Prizren

Gjuha rome do të jetë zyrtare në Komunën e Prizrenit.
“Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar.
Ndërsa kryetari, Shqir Totaj tha se “kultura shumë dimesionale e Prizrenit e bën atë unik dhe të këndshëm për të jetuar, e, sigurisht pjesë e kësaj shoqërie të larmishme janë edhe romët që jetojnë tradicionalisht në Prizren dhe janë aset i rëndësishëm për kompletimin e tërësisë sociale e kulturore të qytetit tonë, i cili njihet për harmoni në bashkëjetesë të të gjitha komuniteteve”.
“Gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim”, ka thënë Totaj./21Media

Back to top button