Gjykata dënon Bashën për shpifje

Gjykata e Tiranës dënoi me 50 mijë lekë gjobë kreun e PD, Lulzim Bashën, duke e akuzuar për shpifje

Deputeti socialist, Taulant Balla e kallëzoi Bashën për shpifje, pas akuzave që ky i fundit bëri nga foltorja e kuvendit, duke deklaruar se shuma prej 3.4 milionë eurove e zbuluar në Toyota Yaris, i përkiste kreut të grupit socialist.

Në shpalljen e vendimit gjyqtari, Gerd Hoxha tha se Basha duhet të tregonte burimin ku kishte siguruar informacionin, ndërsa për përfaqësuesi ligjor i Bashës e quajti vendimin qesharak.

Për deputetin Taulant Balla vendimi është historik dhe pikërisht më 21 Janar. Balla tha se shuma prej 50 mijë lekësh do të shkojë për Fondin e Edukimit për të ndërtuar një çerdhe.

Back to top button