Gjykata dënon të akuzuarin për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje
Ermir Buqinca sot u dënua nga Gjykata e Mitrovicës për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje u dënua me nga 7 muaj burgim.
E për këto dy veprat penale iu shqiptua dënim unik me burgim prej 1 viti.
Po ashtu Buqincës iu shqiptua edhe masa e trajtimit të detyrueshëm me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetsorë.
Ndërsa për përdorim të armës u lirua nga akuza./Kallxo