Jep dorëheqje edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani
Dorëheqje pas aktit tragjik ka dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.
“Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, shkroi Hasani, transmeton TV21