Gjykata e Apelit e shfajëson aktivistin e VV-së

Aktivisti i VV-së, Trim Gashi u shfajësua nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 6 prill të vitit të kaluar sipas të cilit i akuzuari T.G. është liruar nga akuza për veprat penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar drejtë gjendjen faktike dhe nuk është shkelur ligji penal.

Aktivisti i VV-së Trim Gashi ishte akuzuar për sulm ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Back to top button