Veseli: Jo çka thotë opozita, por çka i duhet vendit

”Duhet vendimmarrje në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të ketë vendime në interes të vendit tonë”

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë, ka deklaruar se të mërkurën do të mbahet seanca për mosbesimin e Qeverisë edhe pse nuk është opozita ajo që mund t’i jap fund koalicionit qeveritar. Megjithatë, Veseli ka pranuar se po diskutojnë me koalicionin tash e disa javë sepse duhet të ketë vendimmarrje më të shpejt në interes të vendit.

Ai nuk ka dashur të flas për deputetët e PDK-së, që kanë përkrahur mocionin e opozitës, por tha se për çdo vendim të PDK-së, fillimisht do të vazhdohet me komunikimin me partnerin e koalicionit për një vendim më të mirë për vendin.

“Nuk është opozita ajo që mund t’i jap fund koalicionit qeveritar por ajo që i duhet Kosovës. Do të bisedojmë me partnerin e koalicionit, nuk është jeta ime në politikë të qëndroj për hir të kolltukut e posteve, duhet vendimmarrje në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të ketë vendime në interes të vendit tonë”, tha Veseli.

Sipas tij, ka disa javë që janë në komunikim intensiv me koalicionin, pasi vendi ynë duhet të lëviz më shumë./21Media

Back to top button