Gjykata e dënon ish-kryetarin e Komunës së Malishevës
Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj sot është shpallur faktor nga akuza për korrupsion.
Gjykatësja Violeta Namani ka konfirmuar për kallxo.com, se sipas aktgjykimit, Begaj u dënua me 6 muaj burgim, i cili me pëlqimin e Begajt u zëvendësua me gjobë prej 5 mijë euro.
Begaj, në vitin 2018 kishte caktuar një lokacion për ndërtimin e një shkolle në fshatin Prenoc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit Rexhep Rudit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të shkollës.