Gjykata e Ferizajt bëhet me kryetar të ri

Me 6 vota ‘për’, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e kanë zgjedhur për kryetar të Gjykatës Themelore të Ferizajt, gjyqtarin Mustafë Tahiri, për mandat 4 vjeçar.
5 kandidatë për kryetar të kësaj gjykate ishin Faton Ajvazi, Ilir Bytyqi, Shabi Idrizi , Mustafë Tahiri dhe Sahit Krasniqi.
Nga gjithsej 9 vota në kuti Mustafë Tahiri mori 6 vota, ndërsa kandidatët Shabi Idrizi, Ilir Bytyri dhe Sahit Krasniqi me nga 1 votë./kallxo

Back to top button