Gjykata e mban në paraburgim Xhabir Zharkun

Gjykata dyshon se Zharku mund të arratiset

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Xhabir Zharkut.

Zharku dyshohet për dy veprave penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit”.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka vlerësuar drejt se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj./21Media 

Back to top button