Gjykata e OKB-së do të dëgjojë çështjen e gjenocidit kundër Izraelit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të dëgjojë një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut që akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.

Çështja gjithashtu i bën thirrje gjykatës të urdhërojë Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake atje, raporton BBc.

GJND-ja do të japë vetëm një opinion mbi pretendimin për gjenocid pasi çështja nuk është gjykim penal, megjithëse po vëzhgohet me vëmendje.

Izraeli e ka hedhur poshtë me forcë akuzën si “të pabazë”.

Afrika e Jugut do të paraqesë rastin sot, ndërsa Izraeli mbrojtjen të premten.

Në parashtrimin e saj, Afrika e Jugut thotë se veprimet e Izraelit “kanë qëllim të sjellin shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të grupit kombëtar, racor dhe etnik palestinez”
Sipas tyre, veprimet e Izraelit përfshijnë “vrasjen e palestinezëve në Gaza, duke u shkaktuar atyre dëmtime të rënda trupore dhe mendore, dhe duke u shkaktuar atyre kushte jete të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik”.

Presidenti izraelit Isaac Herzog i quajti akuzat “mizore dhe absurde”.

Back to top button