Gjykata e shpall fajtor Tory Lanezin

Gjykata ka shpallur fajtor Tory Lanezin, pasi i njëjti akuzohej se qëlloi me armë zjarri reperen, Megan Thee Stallion në korrik të vitit 2020.
Pas vendimit të gjykatës, avokati i reperes, Alex Spiro tha se “Gjykata kishte të drejtë. Jam mirënjohës që ka drejtësi për Meganin”.
Ndërkaq, avokati i Lanez, George Mgdesyan ka thënë se “janë të tronditur nga vendimi”.
Lanez do të përballet me 22 vjet burgim, gjithashtu sipas vendimit të Gjykatës, ai do të deportohet në Kanadë, në vendin e tij të lindjes.
Për incidentin e 12 korrikut, Thee Stallion ka dëshmuar në Gjykatë se ndihej e shqetësuar për rastin, gjithashtu ajo është shprehur se “nuk mund ta besonte që ai e bëri këtë”.
“Do të doaj që ai thjesht të më kishte qëlluar e të më vriste nëse do ta dija se do të më duhej të kaloja këtë torturë”, ishte shprehur reperja para Gjykatës.
27 vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka ofruar asaj rreth një milion euro për ta mbajtur këtë incident në heshtje./21Media

Back to top button