Gruaja në veri të Mitrovicës raporton se i është thyer xhami i lokalit, dyshohet për shok- bombë

Një grua në veri të Mitrovicës ka raportuar në polici dje (23 dhjetor) rreth orës 07:50 se lokalit të saj i është thyer xhami.
Policia në raportin 24 orësh njofton se dyshohet se se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button