Gjykata ia ndalon ndaj ish-prokurorit Ali Rexha t’i afrohet prokurorit Sulejmani

Ish prokurorit special Ali Rexha i është caktuar masa e sigurisë : Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar Prokurorit të
Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Kjo pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale kanosje ndaj Prokurorit Special Lulzim Sulejmani.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit dhe të pandehurit A.R i ka caktuar masën e sigurisë Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ashtu që të pandehurit A.R i ndalohet që t’i afrohet L.S si dhe ndërtesës së Këshillit Prokurorial, në afërsi prej 200 metra.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Rexha ishte arrestuar dje, ndërsa sot ai ka para gjykatës, seanca ka filluar në orën 9:00./21Media

Back to top button