Gjykata Kushtetuese konstaton mos zbatimin e vendimeve për Manastirin e Deçanit

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ka moszbatim të vendimeve të Gjykatës lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit.
Bazuar në procedurën e ndjekur nga Gjykata lidhur me monitorimin e zbatimit të vendimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se dy Aktgjykimet përkatëse nuk janë zbatuar dhe për pasojë ka njoftuar Prokurorin e Shtetit.
Gjykata riktheson se zbatimi i vendimeve të saj është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 116 të Kushtetutës. Për më tepër, zbatimi i vendimeve përfundimtare është parim themelor i sundimit të ligjit, si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës./21Media
 

Back to top button