Gjykata në Pejë i liron 75 vilat e sekuestruara në Brezovicë, shkak kërkesa e “pas afatshme”

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë si të “pas afatshme” kërkesën e Rasim Maloku për sekuestrimin e 75 vilave në Brezovicë.

“Ligji nr.04/L-123, i cili ka qenë në fuqi  në kohen e sekuestrimit te përkohshëm te objekteve te cekur më lartë, ne nenin 267 par 4 te KPP-së, ka paraparë “Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga konfiskimi i ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshëm apo asetit, prokurori i shtetit kërkon masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë nga neni 268 i këtij Kodi”. Gjykata Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda,  duke vepruar sipas dispozitave  të nenit 267 par 4 te KPP-së te ligjit nr.04/L-123, dhe vërejtjeve të  Gjykatës së  Apelit “që data e paraqitjes së  kërkesës së prokurorisë  duhet vlerësuar  në kontest të afatit kohor  siç është paraparë me dispozitat   ligjore e  jo  duke  iu referuar  aktvendimeve  të gjykatës së Apelit” gjykata gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj– Departamenti për Krime të Rënda, PP/I.nr.138/20 dhe PP.I.nr.58/22, të datës 15.06.2023, për masë të përkohshme për sigurimin  pasurisë se sekuestruar, është e pas afatshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës, dërguar rtv21.tv.

“Gjykata vlerëson se konform nenit 267 par 4 te KPP-së, te ligjit nr.04/L-123, i cili ligj ka qenë ne fuqi ne kohen se sekuestrimit të përkohshëm të objekteve te cekura me larë, Prokurori i Shtetit është dashur që deri me dt. 06.01.2023, te paraqes  kërkesën për masë të  përkohshme  për sigurimin e pasurisë, për objektet e cekur më lartë. Ndërsa në rastin konkret Prokurori i Shteti  ka paraqitur kërkesë me dt. 15.06.2023, që i bie 160, ditë me vonesë”, thuhet tutje në vendim.

Aksionet e shumta nën kodin “Brezovica” u zhvilluan që nga viti 2022, gjë që rezultoi me shumë politkanë e biznesmenë të arrestuar. /21Media

Back to top button