Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, sot bëri të ditur se edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së është ftuar nga Gjykata Speciale.

Gucati përmes një shkrimi në facebook bëri të ditur se Nazif Musliu është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.

“Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm!”, shkroi Gucati.

Mbi 250 persona, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Madje, janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media