Gjykata Speciale javë tjetër vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë javën tjetër kthehen nga pushimet verore me tri seanca.

Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Ish krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar ndaj tyre.

Po bëhen katër vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Back to top button