Gjykata Supreme nuk ka vendim për “bombat”

Diskutimi do të vazhdojë edhe nesër

Pas diskutimit që zgjati dy orë, gjykatësit supremë nuk morëm asnjë vendim. Dy pikat të cilat duhet t’i arsyetojë kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski edhe nesër do të gjenden para tyre. Pika e parë ka të bëjë me atë se a duhet të ashtuquajturat “bomba” apo materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova në procedurat gjyqësore, ndërsa pika e dytë është kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuar nga prokurori shtetëror Marko Zvrlelvski për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili dyshohet në një lëndë të Prokurorisë Speciale.

Nga Gjykata Supreme nuk zbulojnë se a u ndërpre seanca e sotme për shkak të mungesës së kuorumit për votim. Shpjeguan vetëm se referatet e Vangellovskit do të shqyrtohen edhe nesër. Para disa ditëve, prokurori i Prokurorisë Publike Speciale Gavrill Bubevski u shpreh se Gjykata e Apelit në Shkup, në rastin “Spiuni” ka pranuar që si prova të konsiderohen edhe bisedat e përgjuara.

“Ne edhe më tej do t’i shfrytëzojmë këto incizime në procedurë. Presim që gjykata të ketë qëndrime të ndryshme, megjithatë, presin në shumë raste, në respekt të parimit të proporcionalitetit, gjykata të vërejë se ku mbizotëron interesi publik mbi interesat tjerë”, tha Bubevski.

Nga Gjykata Supreme e konfirmuan informacionin se për ish kryetaren e kësaj gjykate Lidija Nedellkovën, ka dy kërkesa për largimin e saj nga rastet e PPS-së dhe se të dyja kërkesat janë pranuar.

“Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, për lëndët e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale të Lidhura që dhe që Burojnë nga Përmbajtja e Ndjekjes së Paligjshme të Komunikimeve, ka dy kërkesa për largimin e gjykatëses Lidija Nedellkova që janë pranuar si dhe një kërkesë për largimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë Jovo Vangellovski që u refuzua nga ana e seancës së përgjithshme”.

Megjithatë nuk ka informacion se kush ka kërkuar heqjen e Nedellkovës dhe kur është marrë ky vendim. Nga Prokuroria Publike Speciale konfirmojnë se kjo nuk ka qenë kërkesë e tyre. Diskutimi në Gjykatën Supreme në lidhje me atë se a mund të përdoren materialet e përgjuara si prova u shty për shkak të pushimit mjekësor të disa gjykatësve. Nesër pritet që kjo gjykatë përfundimisht të vendosë për fatin e të gjitha procedurave të prokurorisë së Janevës./21Media

Back to top button