Gjykata supreme pa vendim për “Bombat”

Gjykatësit e gjykatës supreme nuk sollën vendim

A do të përdoren “Bombat” si dëshmi në seancat gjyqësore, gjykatësit e gjykatës supreme nuk sollën vendim dhe nuk dihet kur do të sjellin. Pas seancës që zgjati dy orë, njeriu i parë i Gjykatës, Jovo Vangelovski në brifing me gazetarët kishte shpjeguar qëndrimin e instancës më të lartë gjyqësore. Në lidhje me këtë, theksoi se do të konsultohen me ekspertë ndërmjet të cilëve është edhe ish gjykatësja e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg – Mirjana Lazarova Trajkovska, me qëllim që gjykatësit ta studiojnë praktikën gjyqësore të Evropës.

“Seanca në lidhje me fuqinë dëshmuese të bombave është shtyrë në kohë të pacaktuar. Kjo pikë ende është në rend të ditës, seanca nuk ka përfunduar dhe ligji na e lejojnë këtë. Do e thërrasim gjykatësen Mirjana Llazarova Trajkovska të na e tregojë mendimi e saj për ta shpejguar praktikën në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Jovo Vangelovski, Kryetar i Gjykatës Supreme.

Mbetet i pasigurte edhe fati i lëndës së PPS-së për “shuplakat në Komunën Qendër” në të cilën bisedat e përgjuara janë parashtruar si dëshmi. Vangelovsi nuk e përjashton mundësinë, nëse në të ardhmen Gjykata Supreme sjell vendim që “Bombat” mos të përdoren si dëshmi, lënda të dështoj, si dhe vendimi të ketë veprim retroaktiv në të gjithë lëndët e Prokurorisë së Janevës. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme pa qëndrim edhe për të drejtën për parashtrimin e Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë në proceset e PPS-së, shkruan tv21.tv.

“Të dy Prokuroritë tani për tani do të mund të parashtrojnë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Mos sjellja e qëndrimit parimor të Gjykatës Supreme për çështjen nëse PPTH-ja do të ketë të drejtë ekskluzive për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë do të thotë që PPTH-ja do të vazhdoj përdorë këto mjete të jashtëzakonshëm për lëndët e veta dhe lëndët e PPS-së, por edhe PPS-ja do ta ketë këtë të drejtë vetëm për lëndët e saja, gjegjësisht nuk do të mund të njëjtën gjë të bëjë me lëndët e PPTH-së për shkak të kompetencave të caktuara”, shtoi Vangelovski.

Praktikisht, këshilli pesë anëtarësh nën udhëheqësin e Vangellovskit i ka duart e lira që të vendos për masën e paraburgimit për afaristin Sead Koçan, i cili është i dyshuar në lëndën “Trust” në PPS. Por gjykatësit e Gjykatës Supreme, për këtë pikë kanë sjellë edhe një vendim – “iniciativa për të sjellë mendim parësor juridik”. Edhe pse ka pasur propozim nga një gjykatës që të ndërmerret qëndrim parimor që vetëm Prokuroria e Zvrllevskit të mund të parashtroj kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Nga nëntëmbëdhjetë gjykatësit e pranishëm, 10 ishin “për”, mirëpo kjo shumicë thjeshtë nuk ka qenë e mjaftueshme. Përveç për lëndën e Koçanit, përbërje e re do të vendos edhe për paraburgimin e Edmond Temellkovit. Mbrojtësit e tij kanë dyshuar se Lidija Nedellkova ka qenë e njëanshme, për shkak se djali i saj punon në PPS.

“Është absurde kërkesa e PPS-së për tërheqjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë nga ana e prokurorisë së Marko Zvrllevskit, tha në brifingun me gazetarët kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, pas përfundimit të seancës së përgjithshme të Gjykatës. Ndërsa seanca në lidhje me fuqinë dëshmuese të bombave nga bisedat e përgjuara është shtyrë për një kohë të papërcaktuar me qëllim që të thirren ekspertë të cilët do ta shpjegojnë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”./21Media

Back to top button