Gjykata themelore konfirmon, janë ngrirë pasuritë e Sead Koçan

Gjykata ka marrë vendim për të ngrirë pasuritë e pronarit të kompanisë “TRANSMET”

Gjykata Themelore Shkup 1 me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale, ka marrë vendim për të ngrirë pasuritë e pronarit të kompanisë “TRANSMET”, Sead Koçan i cili është i akuzuar në rastin e PPS-së, “Trust”. Këtë gjë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe gjykata themelore, nga ku njoftojnë se Gjykatësi i procedurës paraprake dje ka urdhëruar qw tw ngihet e gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme, transaksionet në kompaninë “TRANSMET”, televizioni “NOVA” dhe disa firma ku Koçan ka pjesë si dhe të gjitha llogaritë private të tij.

Sead Koçan, kundër të cilit është sjellë vendim për paraburgim, është në arrati, ndwrsa akuzohet se nw vitin 2011 në një tender të ELEM (elektranat e Maqedonisë) për nxjerrjen e mbejtjeve milerale në komision ka paraqitur dokumentacione të falsifikuara dhe ka përfituar 17,2 milion euro në mënyrë të paligjshme.

Kundër Sead Koçanit është lëshuar një flet arrest ndërkombëtar./21Media

Back to top button