“Edhe Turqia edhe Mali i Zi e penguan grusht shtetin”

Darmanoviq tha se Rusia vepron sipas parimit që të pengohet zgjerimi i NATO-s

Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlud Çaushogllu, i cili është për vizitë zyrtare në Podgoricë, porositi se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Malin e Zi si anëtar i ri i NATO-s.

Ai ka mbajtur takim me kolegun e tij malazez Srgjan Darmanoviq.

Në takim është vlerësuar se marrëdhëniet e dy vendeve janë të mira, por duhet përparim i bashkëpunimit ekonomik që tani është në nivel të tregtisë vjetore në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Ministri malazez dhe turk e kanë komentuar edhe gjoja ndikimin e Rusisë ndaj stabilitetit të Ballkanit.

“Rusia vepron sipas parimit që të pengohet zgjerimi i NATO-s dhe të dobësohet ose ndahet Bashkimi Evropian sa është e mundur dhe nga ky kënd duhet të ndiqet politika që zhvillohet këtu. Është shumë e njohur çka ka ndodhur në Mal të Zi në tetor dhe cili ishte roli i tij në këtë dhe e shohim”, siç theksoi ministri Paushogllu, përpjekjen që të plotësohet ai vakum edhe në vendet e tjera në rajonin tonë”, theksoi Darmanoviq.

Çaushogllu theksoi se Mali i Zi paraqet stabilitet për Ballkanin Perëndimor.

Back to top button