“Gjykatë që bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas dënimit prej 26 vjet burgim për Salih Mustafën nga Gjykata Speciale.
Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se “gjykatë që bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit; Gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët”.
Ai tutje theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.
“Ata pseudoprokurorë e pseudogjykatës të kërkojnë pra më shumë mjete financiare për të vepruar edhe për shumë vite, sepse ne nuk do të fshehemi asnjëherë nga populli jonë dhe me këto politikat ndërkombëtare kurrsesi nuk do të pajtohen palët, e për çdo rast ne bëjmë përsëri luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme, e ata pastaj të na dënojnë vetëm në emër të popullit serb”, ka shkruar Klinaku.
Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar./21Media

Back to top button