Gjykimi i drejtuesve të UÇK-së nis në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2023

Gjykimi i drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të fillojë në fund të këitj viti ose në fillim të viitti të ardhshëm, bëri të ditur kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova në komunikim online me shoqërinë civile dhe mediat.
Fillimi i gjykimit të drejtuesve të lartë të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është çështje muajsh.
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova tha se kjo lëndë është shumë voluminoze. Por, pret që ky gjykim të nisë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2023.
“Është e pritshme që në një rast të tillë që deri në fund të këtij viti dhe më së voni në fillim të vitit të ardhshëm të fillohet procedura, sepse gjyqtarët janë marrë me shqyrtimin e gjithë dokumenteve të rëndësishme të rastit… Gjyqtari i procedurës paraprake është duke punuar në çdo moment, përfshirë edhe festat, bashkë me një ekip shumë të përkushtuar, por rasti është shumë voluminoz. Këtë nuk po e themi për arsyetim, por ky është fakt dhe këtë duhet ta komunikojmë. Gjyqtarët janë shumë kërkues, kërkojnë shumë, që të njohin çdo aspekt të materialeve, të provave, dhe respektojnë në mënyrë të rreptë çdo afat kohor”, tha ajo.
Trendafilova në bisedë me shoqërinë civile dhe mediat, të zhvilluar online, tha se deri tani nuk është në dijeni nëse Prokuroria Speciale do të ketë aktakuza të reja.
“Nuk e di se cilat janë intencat e prokuronit, ajo që prokurorët bëjnë nëse e hetojnë ndonjë krim të lidhur me ngjarjet ose njerëzit e tjerë që gjëja kanë kryer krime që bien në mandatin tonë dhe juridiksionin tonë, kjo është diçka që unë nuk e di, prokurori do të më njoftojë para se të dalë me ndonjë kërkesë për konfirmim të aktakuzë në mënyrë që unë të vë njoftimin dhe unë e caktoj edhe unë e caktoj edhe gjykatësin e procedurës paraprake. Natyrisht nëse kjo ndodh brenda një periudhë të caktuar kohore, aktivitete të tilla mund të jenë konfidenciale por deri më tani mund të ju them që nuk ka asgjë nuk di asgjë”, ka thënë ajo.
Takimi i kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë me shoqqërinë civile dhe me mediat u zhvillua online, meqenëse takimi i planifikuar të mbahej sot në Gjilan, është anuluar mbrëmë nga vetë Gjykata Spoeciale duke përmendur si arsye protestën e paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate kundër kësaj vizite dhe kundër kësaj gjykate, protestë që u përkrah edhe nga Organizata e veteraneve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Trendafilova tha se nuk është ndier e kërcënuar për sigurinë e saj personale dhe nuk e përjashtoi mundësinë e vizitës në Kosovë./21Media

Back to top button