Kurti: “Korniza e re” dokument pa autor

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar dokumentin e publikuar si “kornizë e re e dialogut” si një dokument pa autor, që ka për synim, siç tha, matjen e pulsit të politikamëve dhe qytetarëve. Kurti tha se Kosova nuk e pranon asnjë marrëveshje që nuk e ka në qendër njohjen reciproke, një gjë të cilën e ka përsëritur edhe Presidentja Osmani në Neë York. Porosi për njohjen reciproke ka përçuar edhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazini.
Për herë të parë Qeveria e ka komentuar publikimin e një dokumenti, jozyrtar, të quajtur “kornizë e re” e dialogut përmes të cilit parashihet arritja e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, por pa njohje të menjëhershme.
Kryeministri, Albin Kurti, e ka quajtur dokument pa autor i cili ka synim matjen e pulsit të politikanëve dhe qytetarëve për marrëveshje përfundimtare.
Korniza e re parasheh që marrëveshja të nënshkruhet vitin e ardhshëm, me një njohje reciproke, siç thuhet, pas 10 vjetësh. Kosova, sipas kornizës, do ta fitonte ulësen në OKB dhe njohjen nga pesë vendet e BE-së që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë, presidentja Osmani, gjatë një takimi me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, në New York, tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke duke kundërshtuar cdo ide që nuk e parasheh njohjen. Osmani ka thënë se Kosova po punon edhe për anëtarësim në OKB.
Por anëtarësimin e Kosovës në OKB e ka kundërshtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB.
“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, ka thënë Vuçiq.
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini, ka përçuar porosinë e qartë të kancelarit Scholz se Kosova dhe Serbia nuk mund ta ëndërrojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa njohje reciproke.
“Kancelari Scholz ishte i qartë në qëllimin e procesit, njohje reciproke si hap përpara në pranimin në BE për të dy shtetet. Në anën tjetër, ne po ashtu presim nga Kosova një përkushtim të qartë në dialog dhe pastrimin e temave të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit, natyrisht në kuadër të kornizës kushtetuese. Kështu që, presim që të hapet edhe debati për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim së shpejti ndërmjet kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
BE-ja në një përgjigje për RTV21 ka thënë se për datën dhe llojin e marrëveshjes varët nga qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë./21Media

 

Back to top button