Gjykimi i krerëve të UÇK-së, Bajraktari: Brenda vitit mund të jepet epilogu i shkallës së parë

Avokati Ardian Bajraktari në emsionin “Click” në RTV21 dha një parashikim se kur mund t’i jepet epilogu procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se se ky epilogu i shkallës së parë mund të jepet brenda këtij viti.
Kur u pyet se kur do të mund të lirohen, Bajraktari tha: Në rrethana normale , në rast se se do të kemi një gjykatë që funksionon sipas ligjit atëherë pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokuorisë dhe të zyrës për mbrojtjen e viktimave do të duhej të rishikohej masa e sigurisë, për faktin se Gjykata Evropiane ka thënë se çdo vazhdim e masës së paraburgimit duhet të arsyetohet me përpikmëri pse po vazhdohet dhe pse nuk është e sukseshme një masë e tillë..
“Vlerësoj që së paku në pikëpamje ligjore nuk ekziston asnjë kusht që të iu vazhdohet masa e paraburgimit pas përfundimit të kësaj faze të procedurës”, tha Bajraktari./21Media