Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt drejt fundit
Në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë nuk do të dëgjohen dëshmitarë të tjerë. Por mbrojtja e dy të akuzuarve ka bërë kërkesë për të apeluar një vendim të trupit gjykues që lidhet me pyetjen e mbrojtjes nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer hapat e duhur hetimor. Pas kësaj mbrojtja do të mund të procedojë me mbylljen zyrtare të çështjes së saj./21Media