RTK: 80 redaktorë e 60 gazetarë
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Programin e Shpenzimeve të Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 në shumën 2 milionë e 240 mijë euro. Për shkak të gjendjes në RTK, kryetari i Komisionit Armend Muja theksoi është miratuar projeksioni i shpenzimeve të RTK-së për tremujorin e parë të këtij viti. Gjatë këtij takimi u tha se në këtë televizion janë 80 redaktorë e 60 gazetarë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?