Gjyqësori në veri përballet me mungesën e stafit mbështetës

Idrizi: Integrimi i gjyqësorit përballet me sfida.-Peci: Gjykatat në Kosovë kanë shqiptuar dënime dhe për njerëzit e politikës.-Tahiri: Reformat në sistemin e drejtësisë janë të mëdha.-Braathu: Besimi i publikut është jetik në mënyrë që gjyqësori të jetë efektiv

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizoi Konferencën e tetë vjetore gjyqësore ku diskutua për reformat e sistemit të drejtësisë, arritjet që kanë ndodhur dhe sfidat që po përballet ky sistem.

Vëmendje të veçantë kishte integrimi i gjykatave në veri të Mitrovicës, ku u tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme ende po ka probleme.

Ndërsa, u theksua se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk duhet të jetë vetëm për të siguruar liberalizimin e vizave, por për të garantuar edhe një të drejtë të qytetarëve./21Media

 

 

Back to top button