Gjyqi i Depp kundër Heard, 36 vjeçarja zgjidh çështjen

Aktorja amerikane, Amber Heard ka zgjidhur çështjen e padisë për shpifje me ish burrin e saj, yllin e “Pirateve të Karaibeve” Johnny Depp.
36 vjeçarja ka shkruar në Instagram se ishte zgjedhje e vështirë.
Ajo dhe Depp u përballën në Gjykatë në fillim të këtij viti.
Më pas, Gjykata vendosi se Heard kishte shpifur ndaj Depp.
Kushtet e marrëveshjes aso kohe nuk ishin bërë të qarta.
Në fillim të këtij muaji, Heard paraqiti një kërkesë që vendimi i Gjykatës të anulohej.
Por, në deklaratën e së hënës, aktorja tha se “kishte humbur besimin në sistemin ligjor amerikan”.
“Edhe nëse ankesa ime në ShBA është e suksesshme, rezultati më i mirë do të ishte një rigjykim. Thjesht nuk mund ta kaloj këtë”, tha ajo.
Ish-çifti u divorcuan në vitin 2017.
Gjykata qëndroi në anën e Depp – i cili mohoi se ishte abuzuar me Heard-in, dhe i dha atij 12 milionë dollarë dëmshpërblim./21Media 

Back to top button