Gjyqtarët kosovarë në Conference League

UEFA delegon katërshen e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën
Për herë të parë një katërshe e gjyqtarëve të futbollit kosovar në krye me Genc Nuzën, do të gjykojë një ndeshje të fazës së grupeve në Konferencë Ligë, kompeticion ky që organizohet nga UEFA. Nuza do të ndihmohet nga dy asistentët, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati. Ata do të gjykojnë ndeshjen ndërmjet ekipit nga Qipro, Omonia dhe skuadrës kazake, Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten. Delegimin e gjyqtarëve kosovarë nga UEFA për këtë ndeshje e ka vlerësuar lartë edhe Federata e Futbollit të Kosovës./21Media

Back to top button