Policia kufitare konfiskon mbi 2.000 kg mjaltë kontrabandë në vlerë 20.000 euro

Policia kufitare sot ka informuar se ka konfisuar mbi 2.000 kg mjaltë kontrabandë në vlerë 20 mijë euro.
Policia ka arritur të identifikojë një furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari SH.M. kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale. Sipas policisë, ky i fundit pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë, komuna e Ferizajt.
”Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme 3333 euro. Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje”, është bërë e ditur në komunikatë.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës./21Media

Back to top button