Gjyqtarët në veri të Mitrovicës u kthyen në punë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb, po vazhdojnë punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
KGJK u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, Ligj dhe akte përkatëse nënligjore.
Gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb dje nuk janë paraqitur në vendin e punës. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka sqaruar se bojkotimi i punës është bërë për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të I.T., për nxitje të urrejtjes.
Kjo nuk ishte hera e parë që gjyqtarët dhe punonjësit e komunitetit serb e kanë bojkototuar punën, pasi që bojkotim të punës kishin bërë kur ishte vendosur taksa ndaj Serbisë./21Media

Back to top button