Gjyqtari nga Kosova do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Brugge – PSG

Të mërkurën pritet që Lionel Messi të bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain ndaj skuadrës belge, Club Brugge.
Club Brugge – Paris Sait-Germain do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Gjyqtari kosovar, Besim Zogaj është deleguar nga UEFA, për ta ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.
Zogaj do të jetë anësor në ndeshjen Club Brugge – PSG.
Gjyqtarët në këtë ndeshje do të jenë: Gjyqtar kryesor: Sandro Schärer, Gjyqtar anësor: Stephane De Almeida, Bekim Zogaj
VAR: Massimiliano Irrati, Asistent VAR: Stuart Attwell, Gjyqtar i katërt: Fedayi San./Kallxo

Back to top button